Gazeta Si – Erdhi dita e gjysmëfinales në Championsin e femrave. Vllaznia, kampione e Shqipërisë, luan sot në stadiumin ‘Loro Boriçi’ ndaj kampioneve të Kosovës, Hajvalisë. Një sfidë e gjitha shqiptare, ku vetëm një prej skuadrave do të shkojë në finale.
Ndeshja starton në orën 18:00 dhe vajzat shkodrane nisen favorite për kalimin në finale. Presidenti Lazër Matija edhe këtë herë ka bërë merkato të fuqishme, pasi synon kalimin në fazën e grupeve për të dytën herë radhazi.

Në raundin e parë, Vllaznia bën pjesë në Grupin 7, ku veç saj dhe Hajvalisë bëjnë pjesë edhe kampionet e Islandës dhe Turqisë. Valur-Ankara është gjysmëfinalja tjetër e këtij grupi dhe dy fitueset përballen në finale më 9 shtator për të përcaktuar skuadrën që kalon në raundin e dytë.
Trajneri i Vllaznisë në futbollin e femrave, Haris Lika, kapitenja Esmeralda Franja dhe sulmuesja Megi Doçi kanë folur me shumë besim në konferencë shtypi për kualifikimin në finale. Me ndihmën e tifozëve shkodranë, Vllaznia ka më shumë shanse se kosovaret e Hajvalisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




