Gazeta Si – Me mbylljen e merkatos, skuadrat pjesëmarrëse në Champions duhet të vendosin deri në mesnatë për listën lojtarëve që do të kenë në dispozicion. Listat duhe të jenë dorëzuar deri mesnatën e 4 shtatorit, kështu edhe trajneri Inzagi duhet të vendosë përfundimisht për Kristjan Asllanin.
Lacio e ka zyrtarizuar listën e Championsit dhe nuk ka dyshim që në të bën pjesë edhe Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares. Lista e plotë e Lacios është kjo: Provedel, Sepe, Kazale, Gila, Hysaj, Laxari, Marusiç, Patric, Pelegrini, Romanjoli, Kataldi, Guendouzi, Kamada, Luis Alberto, Rovela, Vesino, Kastelanos , Felipe Anderson, Imobile, Isaksen, Pedro, Xakanji.

Tek Interi, i sakrifikuari për listën e Championsit duhet të jetë Stefano Sensi. Në vend të tij Inzagi ka zgjedhur holandezin Davi Klaasen, i ardhur nga Ajaksi në fund të merkatos. Asllani duhet të jetë pjesë e listës, ende e pazyrtarizuar.
Lista e mundshme e Interit, sipas shtypit italian, do të jetë kjo: Somer, Audero, Darmian, Açerbi, Bastoni, Pavard, De Vrij, Bisek, Dumfris, Dimarko, Di Xhenaro, Klaasen, Barela, Çalhanoglu, Mkhitarian, Fratezi, Asllani, Lautaro, Turam, Arnautoviç, Karlos Augusto, Kuadrado, Sançez.
Kurse lista e mundshme e Milanit do të jetë kjo: Maignan, Sportielo, Mirante, Çukueze, Zhiru, Hernandez, Kalulu, Kjaer, Kruniç, Leao, Loftus-Çik, Musah, Okafor, Pulisiç, Reijnders, Thiao, Tomori, Kaldara, Florenci, Kalabria, Pobega, Adli dhe Joviç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




