Futboll

Nuk ka Arabi Saudite për Serxhio Ramos, kthehet te Sevilja pas 18 vitesh

Gazeta Si – Serxhio Ramos kthehet te Sevilja pas 18 vitesh. Në fund të një tratative, ku pati shumë ngecje, akordi është arritur, pasi klubi spanjoll ndryshoi mendje pak para se mbrojtësi veteran të firmoste me Al Itihad.

Ramos kur luante me Seviljen. Gazeta Si, 3 shtator 2023

Ramos në fakt kundërshtohej nga ana e tifozerisë andaluziane, që nuk ia fali kurrë kalimin te Real Madrid në vitin 2005. Por, gradualisht lojtari rifitoi besimin e tyre dhe më në fund do të kthehet të luajë në fushën e ‘Ramon Sanchez-Pizjuan’.

Një lëvizje e befasishme kjo në fundin e merkatos, kur dukej fakt i kryer edhe transferimi i Ramosit në Arabinë Saudite. Mbrojtësi me eksperiencë, që ka fituar gjithçka me Real Madrid dhe kombëtaren e Spanjës, tani do të kthehet aty ku ra në sy fillimisht dhe u ‘peshkua’ menjëherë nga madrilenët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë