Futboll

Teuta dhe Tirana bëjnë ‘paqe’ në errësirën e ‘Niko Dovanës’, 4 gola për 1 pikë

Gazeta Si – Ka përfunduar në barazim 2-2 ndeshja mes Teutës dhe Tiranës në stadiumin ‘Niko Dovana’, e vlefshme për javën e dytë të Superiores. Gjatë pjesës së parë në stadium u fikën dritat dhe për disa minuta lojtarët dhe tifozët qëndruan në errësirë.

Tirana gjeti golin shumë shpejt me Hasanin, por po shumë shpejt shifrat u përmbysën. Durrsakët fituan një penallti me VAR dhe Realdo Fili barazoi nga pika e bardhë. Gjinollari më pas shënoi me kokë golin e dytë për Teutën.

Fili feston me akrobaci golin ndaj Tiranes. Gazeta Si, 2 shtator 2023

Në pjesën e dytë trajneri Diego Longo e udhëzoi skuadrën që të mbrohej me kujdes. Megjithatë, Tirana ia doli të barazonte me kapitenin Filip Najdovski, në zhvillimet e një goditjeje këndi. Gjithçka është mbyllur me këtë rezultat, 2-2, me durrsakët që marrin pikën e parë të kampionatit, kurse Tirana ndalet pas fitores në derbin me Dinamon.

Momenti kur iken dritat ne stadium

Teuta nuk luajti javën e parë, sepse ndeshja me Partizanin u shty për shkak të angazhimit europian të ekipit të kuq. Java e dytë vazhdon nesër me ndeshjet mes Partizanit dhe Lacit dhe Kukësit ndaj Egnatias.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë