Ndërkohë që niveli i trafikut në Europë po i afrohet periudhës para pandëmisë së Covid-19 (92%) përpikmëria e uljeve/ngritjeve të avionëve është 15% më poshtë se sa në vitin 2019.
Eurocontrol ka analizuar faktorët e vonesave si dhe shpërndarjen e tyre.

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar (AAC), 64 % e vonesave janë shkaktuar nga moti, 24 % e tyre nga kapaciteti i trafikut ajror dhe 8 % për shkak të problemeve teknike.

Të dhënat tregojnë se Franca renditet e para në numrin më të lartë të vonesave me 27 %. Më pas vjen Gjermania me 26 %, ndërsa Italia dhe Hungaria me nga 5 %.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



