Futboll

Short me fat për Ballkanin, kampionët e Kosovës mund të arkëtojnë edhe në grupe

Gazeta Si – Ballkani ka arkëtuar deri në këtë moment afër 5 milionë euro, nga kalimet e tureve eliminatore dhe 2.9 milionë për kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës. Skuadra e Ilir Dajës ka mundësi të arkëtojë akomë më shumë, sepse shorti i grupeve ka qenë më fat për të.

Kampionët e Kosovës, gjatë shortit te hedhur në Montekarlo, kanë rënë në Grupin C, bashkë me Dinamo Zagreb, Astanën që eliminoi Partizanin dhe çekët e Viktoria Plzen. Çdo fitore në grup shpërblehet me 500 mijë euro, kështu që Ballkani ka shanse të mbushë edhe më shumë arkën e vet.

Edhe vitin e kaluar Ballkani ia doli të fitonte në fazën e grupeve, konkretisht ndaj Sivasporit. Edhe për barazimet UEFA jep shpërblime, kështu që kosovarët do të tentojnë të përfitojnë sa më shumë, pse jo dhe të kualifikohen. Dinamo Zagreb, skuadra më e fortë e grupit, nuk është ajo e viteve të fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë