Shkencëtarët kanë arritur të realizojnë tatuazhe floriri mikroskopike mbi qeliza të gjalla pa i dëmtuar dhe kjo është një risi për llojin e vet, me qëllim monitorimin në të ardhmen nëpërmjet sensorëve elektronike për diagnostikim dhe monitorim të sëmundjeve.
Grupi kërkimor nga John Hopkins Hospital në SHBA ka përdorur një teknikë inovative, nëpërmjet së cilës kanë stampuar tatuazhet supermikroskopike, që janë pikë ose vizë, dhe më pas i kanë ngjitur mbi qeliza nëpërmjet një hidroxheli, që është i absorbueshëm e i padëmshëm.
Sipas autorëve të studimit, është vetëm hapi i parë drejt pikës së ndërmjetme mes sensorëve elektronikë dhe qelizave. Bioinxhinerët theksojnë se një teknologji e tillë do bënte të mundur monitorimin e shëndetit në detaj, duke nisur nga qeliza, duke bërë të mundur edhe kurimin që në stad fillestar të një shqetësimi pa arritur të preket apo dëmtohet organi përkatës.
Rezultatet janë publikuar në revistën shkencore “NanoLetters”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.