Nga Gazeta Si- Italianët këtë verë janë shqetësuar më shumë për pagën minimale, Shqipërinë dhe faturat. në këtë përfundim ka dalë një analizë e botuar në të përditshmen italiane “Panorama.it”, ku janë analizuar fjalët më të kërkuara në internet nga italianët.
Tema e “pagës minimale” ka arritur një rekord të padiskutueshëm duke grumbulluar gjithsej 32.630 përmendje gjatë tre javëve të para të gushtit. Ndërkohë që ”Shqipëria” zuri vendin e dytë, me 28.890 përmendje duke u pozicionuar shumë pranë vendit të parë. Kjo rritje i atribuohet më së shumti diskutimeve se ku do të bëjnë pushimet dhe avantazhet e të ardhurit në Shqipëri.

Vendin e tretë më të përmendur në komentet e italianëve e zuri fjala ”akcizë” me 23.130 përmendje, e ndjekur nga fjala ”faturë” me 15.180.
Ajo që është shfaqur dukshëm është se fotot e faturave të bareve dhe restoranteve kanë gjeneruar interes të madh duke ndezur diskutime të gjalla në mediat sociale.
Megjithatë, siç ndodh shpesh, fjalët që përmenden më shumë nuk arrijnë gjithmonë të marrin të njëjtin proporcion të përfshirjes. Kështu, me përjashtim të debatit për pagën minimale dhe Shqipërinë, çështja e akcizave dhe për rrjedhojë ajo e rritjes së karburantit, i përfshin italianët online në mënyrë shumë margjinale por nuk ka larguar vëmendjen as nga sfida historike e Elon Musk me Mark Zuckerberg.
Shumica e këtyre diskutimeve janë zhvilluar në Facebook, në veçanti, mbi 80% e diskutimit për faturat, Shqipërinë dhe akcizat është përfolur nga platforma e Facebook.

Duke kaluar te analiza e angazhimit, ”paga minimale” dhe ”Shqipëria” u gjetën si fjalët kyçe më tërheqëse. Shuma totale e reagimeve ka kaluar shifrën 14 milionë, çka nënvizon përfshirjen aktive të komunitetit online.
”Paga minimale” dhe ”Shqipëria” spikasin në këtë garë duke marrë një vëmendje të jashtëzakonshëm prej 61,52% që nga fillimi i muajit.
Vlen të theksohet se kur bëhet fjalë për “pagën minimale”, përmbajtja me më shumë interes ishte një video e shpërndarë nga Giorgia Meloni në TikTok, e cila grumbulloi 1,6 milionë shikime.

Së fundi, ky studim i shkurtër i diskutimeve online të italianëve merr parasysh edhe ndjenjën, ose më mirë ngarkesën emocionale që mpikset në rrjet duke filluar nga fjalët kyçe individuale. Në këto tre javë vetëm tema e Shqipërisë ka mbledhur një polaritet pozitiv dhe për të ndjekur atë të debatit për ndeshjen e mundshme në tokën italiane mes Musk dhe Zuckerberg.

Të gjitha fjalët e tjera kyçe, kuptohet, gjeneruan përqindje të ulëta të ndjenjës pozitive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



