Treg

Analiza/ Qiratë nisën të rriten pas pandemisë. Në bregdet më shumë, por Tirana mbetet më e shtrenjta

Nga Gazeta ‘SI’ – Në një analizë nga Banka e Shqipërisë, ku janë marrë në vrojtim 34 mijë banesa të listuara online për qiradhënie, rezulton se zonat bregdetare kanë pasur rritjen më të fortë të çmimit të qirave.

Në dy vite, qiraja për këto banesa është rritur 24.1%, ndjekur nga zonat qendrore të vendit me 17.3% dhe Tiranë 13.4%. Analiza tregon se rritja më e fortë ndodhi pas pandemisë.

LEXO EDHE:
– Kriza i forcoi pasuritë e paluajtshme. Tregu 1.1 mld € s’ka të ndalur, mungon oferta për qira me çmime ekonomike
– Pse qiratë e apartamenteve ende po rriten-Eksperti tregon arsyet

Sipas raportit që mban firmën e Orion Garos, nga Departamenti i Kërkimeve në BSH, për periudhën 2021-2022 rritja mesatare mujore e çmimeve të qirave rezultoi: për Tiranën 1.02%, për bregdetin 1.8%, dhe për zonat qendrore 1.3%. Këto shifra tregojnë për një përshpejtim të dukshëm të rritjes së çmimeve të qirave në bregdet, krahasuar me kryeqytetin dhe territorin qendror të vendit.

Duke e përqendruar vëmendjen gjithnjë tek çmimi për metër katror i qirasë mujore, që në Tiranë – në dhjetor 2022 – ishte 675 lekë, hendeqet aktuale rezultojnë të jenë: rreth 200 lekë midis Tiranës dhe bregdetit, dhe rreth 225 lekë midis Tiranës dhe zonave qendrore. Referuar çmimeve të lartpërmendura për dhjetorin, qiraja mesatare e një apartamenti tipik banimi 85 metra katrorë, me dy dhoma gjumi, një dhomë ndenjeje, një kënd gatimi, një banjo e një ballkon: në Tiranë rezulton 57,375 lekë, në bregdet 40,375 lekë, dhe në zonat qendrore të vendit 38,250 leke. Referuar nivelit të çmimeve të Tiranës, në terma përqindjeje, çmimet në bregdet janë sa 70.3% e këtij niveli, ndërsa çmimet e zonave qendrore janë sa 66.7% e tij.

Reagimi i tregut imobiliar ndaj fatkeqësive natyrore

Në periudhën 2019-2020, çmimet ulen dukshëm nën nivelet e trendeve përkatëse, çka na lë të kuptojmë se fatkeqësitë natyrore dhe izolimi ekonomik ushtruan impakt negativ tek çmimet e qirave në bregdet dhe zonat qendrore të vendit. Por ky impakt rezultoi thuajse i papërfillshëm tek çmimet e qirave në Tiranë. Për vitin 2022, niveli mesatar i çmimeve për metër katror të qirasë mujore në Tiranë ishte 653 lekë, në bregdet ishte 435 lekë, ndërsa në zonat qendrore ishte 416 lekë. Krahasuar me vitin 2021, rritja vjetore e çmimeve të qirave rezultoi: për Tiranën 13.4%, për bregdetin 24.1%, ndërsa për zonat qendrore 17.3%.

Depozita uji te vendosura mbi tarracat e pallateve ne Tirane. Pas termetit te 26 nentorit Bashkia e Tiranes vendosi qe depozitat e ujit perbenin rrezik dhe duhet te hiqeshin nga tarracat por per shkak te mungeses se furnizimit me uje ato vazhdojne te perdoren masivisht. /r/n/r/nWater tanks placed on the terraces of buildings in Tirana. After the November 26 earthquake, the Municipality of Tirana decided that water tanks comprised risk and should be removed from the terraces, but due to the lack of water supply, they continue to be used en masse.

Përfundimi

Raporti tregon se 94% e listimeve të analizuara i përkisnin Tiranës, 2.2% bregdetit dhe 2.6% zonat qendrore.

Pas ndarjes së të dhënave në bazë të vendndodhjes gjeografike, duke iu referuar mesatares aktuale të qirasë mujore për metër katror në Tiranë, e cila vlerësohet 675 lekë

Hendeku midis Tiranës dhe zonave bregdetare rezulton rreth 200 lekë, pra niveli i çmimeve të qirave në bregdet rezulton rreth 70.4% i atij në Tiranë.

Hendeku midis Tiranës dhe zonave qendrore të vendit është rreth 225 lekë, rrjedhimisht niveli i çmimeve të qirave në zonat qendrore është rreth 66.7% i atij në Tiranë.

Hendekun midis bregdetit dhe zonave qendrore mund ta evidentojmë si të papërfillshëm.

Qiratë në Tiranë, prej fillimit të serisë, shfaqin një trend gradual rritës deri në vitin 2020. Gjatë këtij viti trendi shfaq një farë qëndrueshmërie.

Gjatë dy viteve të fundit të periudhës kohore të shqyrtuar, qiratë e kryeqytetit janë rritur mesatarisht me 1.02% në muaj.

*


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë