Politike

Brnabic tha se ‘Kosova dhe Serbia janë një’, i përgjigjet Kurti: Konfuzion mes fantazisë dhe realitetit

Gjatë forumit të Bledit kishte dhe një përplasje mes Kurtit dhe kryeministres së Serbisë Ana Brnabic në lidhje me sovranitetin e Kosovës.

Branbic tha se për të nuk ka dy vende, pasi Kosova dhe Serbia janë një shteti i përbashkët, ndërsa nuk ka munguar kundërpërgjigja e Kurtit, i cili tha “normalizimi me Beogradin, është shumë i vështirë, dhe kjo po shihet pse”.

“Kosova nuk njihet nga ana ndërkombëtare, po sigurisht dyshoj që të jetë pjesë e BE përdërisa ka ende vende që nuk e njohin. E vetmja gjë që Prishtina duhet të bënte është themelimi i bashkësive serbe. Pra, kjo është e vetmja pikë që ngelet, Kurti thotë që kjo marrëveshje nuk është. Ky është hapi i parë që duhet të zbatohet, BE është garant për asociacionin, ne jetojmë për paqe dhe stabilitet”, tha Brnabic e cila menjëherë mori një përgjigje nga Kurti i cili tha se mbështetjen e ka 94%.

“Ne kemi vënë sanksione kundër Rusisë, Serbia jo, nuk e distancoi veten as nga Millosheviç as nga Putin, ndaj nuk është thjeshtë për ne. Normalizimi me Serbinë është shumë herë më i vështirë. Normalizimi nga pikëpamja psikologjike do të thotë mungesë të konfuzionit mes fantazisë dhe realitetit. Ne ramë dakord në Bruksel, po ka konfuzion. Unë nuk kontribuoj dot fatkeqësisht, ne e shohim pse ka ende vështirësi”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se edhe pse nuk e kanë njohur pesë shtetet Kosovën, po punohet me ta në aspektin diplomatik.

“Ka hapa të vegjël dhe shpresojmë që të na njohin edhe ato shtetet që nuk na kanë njohur. Një mënyrë tjetër është që ato shtete skeptike, t’i bindim me zhvillimet dhe rezultatet”, tha Kurti në panelin e diskutimit, ku po marrin pjesë edhe liderë të rajonit, në  kuadër të ‘Forumin Strategjik të Bledit-BSF 2023’, të Sllovenisë.

Kurti ka folur për të arriturat e Kosovës, ku në shumë aspekte është më mirë se vendet e tjera e rajonit. Kurti tha se shpreson se Kosova të jetë pjesë Këshillit të Europës dhe partneritet me NATO-n.

Kryeministri tha se duhet shtensionimi në komunat e veriut dhe se Kosova ka ulur praninë e policisë dhe së shpejti do të ketë zgjedhje të parakohshme në këto komuna.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë