Menaxhim

OSHEE: Eficenca nga reduktimi i humbjeve në rrjet 6.5 mln euro

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën të ditur se niveli i humbjeve në muajin qershor zbriti në 16.4 %. Një vit më parë, humbjet në qershor llogariteshin 17.3 %.

“Sfida e uljes së humbjeve në rrjetin elektrik nga OSSH vijon të mbetet primare, duke dhënë rezultat domethënës në kushtet kur investimet nuk ishin në nivelin e duhur për shkak të krizës 3-vjeçare (pandemi, thatësira, importet)”, bën të ditur OSHEE.

Megjithatë, thekson OSHEE, falë riorganizimit të grupeve të punës, luftës pa kompromis kundër vjedhjes së energjisë, rritjes së faturimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit, niveli i humbjeve ka zbritur nën 20% si 6-mujor, kurse qershori arriti në 16.4%.

“Pavarësisht vështirësive dhe planit “agresiv”, OSHEE do të mund të arrijë objektivin vjetor për nivel humbjesh 19%”, informoi OSHEE.

Referuar të dhënave, humbjet e 60mujorit 2023 janë afro 69 mijë MWh më pas se n të njëjtën periudhë të vitit 2022.

“Nëse do ta llogarisim me çmimin e tregut, eficenca e reduktimit të humbjeve kap vlerën 6.5 milionë euro”, bën të ditur OSHEE.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë