Gazeta Si – Pas fushatës bombastike të blerjeve, Arsenali po përgatitet të shesë në masë. ‘Topçinjtë’ kanë nxjerrë në shitje jo pak, por 9 lojtarë, për të cilët presin oferta deri në momentin e mbylljes së merkatos.
Sipas ‘As’, në listën e lojtarëve në shitje janë Folarin Balogun, Gabriel Magalhaes, Kieran Tiernei, Takehiro Tomijasu, Sambi Lokonga, Rob Holding, Sedrik Soares, Nikolas Pepe dhe Nunjo Tavares. Për të gjithë Arsenali është gati t’i shesë, nëse merr oferta të kënaqshme.

Balogun, ish-objektiv i Interit deri pak kohë më parë, po transferohet te Monako. Arsenali këtë verë ka bërë disa afrime të rëndësishme, ku veçohen mesfushori Deklan Rajs i ardhur nga Uest Hemi, apo Kai Havertz i blerë nga Çelsi.
Trajneri Arteta ka vepruar me ‘dorë të hekurt’, duke kërkuar që lojtarët që janë jashtë planeve të mos stëriten me skuadrën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




