Futboll

Lojtarë e mentalitet i ri, a do ta ringrejë Mancini Italinë?

Mungesa në kampionatin botëror, Rusi 2018 dhe rënia e madhe në renditjen e FIFA-s kanë shënjuar një nga momentet më të këqija.
Largimi mes polemikash i ish-trajnerit, Ventura dhe ulja në stol e Mancinit duket sikur po nis një kurs të ri. Ish-trajneri i Inter dhe Mançester Siti ka nisur punën me lojtarët e rinj për të ngjizur tek ata një mentalitet të ri në ekip, për të lënë pas atë që ndodhi vetëm nëj vit më parë.

Vetë Mancini ka debutuar si lojtarë kur ishte vetëm 16 vjeç me ekipin e Bolonjës, për ta vijuar më pas karrierën te Lacio dhe Sampdoria.
Mancini është një nga trajnerët që ka fituar më shumë në dy dekadat e fundit në Itali dhe jashtë saj. Kur ishte te Inter, ai guxoi i pari për t’i dhënë një mundësi Mario Balotelit. Më pas kur shkoi në Angli për të drejtues Mançester Siti, ai njihet si trajneri që i dha mundësinë e parë Stefan Saviç, apo Gael Klishi.

Mancini në stërvitje me Italinë

Pak a shumë të njëjtën gjë Mancini po kërkon të bëjë edhe në kombëtaren e Italisë, që në 10 vitet e fundit ka vuajtur shumë nga mosha e madhe në ekip.
Në ndeshjet e shtatorit, Manici thirri në skuadër Nikola Zanilon që kishte bërë debutimin me Romën në Ligën e Kampionëve kundër Real Madrid. Por Zanilo është vetëm fillimi i erës së re Mancini te Italia, pasi të tjerë lojtarë nën 21 vjeç janë gati për ta veshur fanellën e kaltër.

Sandro Tonali

Pietro Pelegri, Rolando Mandragora, Xhanluka Mancini, Sandro Tonali, Frederkio Kieza, Moise Kan apo Patrik Kutrone, janë vetëm disa nga lojtarët tëcilët përbëjnë listën e gjatë që trajneri Mancini ka vendosur të themelojë Italinë e re.
Rezultatet e para kanë filluar të vijnë nga kjo Itali e re, pasi skuadra eliminoi rënien në Ligën B në kompeticionin Uefa Nations League.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë