Gazeta Si – FIFA ka hapur një hetim disiplinor ndaj presidentit të Federatës spanjolle Luis Rubiales në lidhje me sjelljen e tij pas finales së Kupës së Botës për femra. Rubiales gjatë ceremonisë së medaljeve puthi në buzë lojtaren Xhenifer Hermoso, pa miratimin e saj.
“Jam i fortë dhe e kam ndërgjegjen të pastër”, – ka provuar të mbrohet Rubiales, i cili, sipas mediave iberike, do të japë sot dorëheqjen. Vendimin ai e ka marrë pas procedimit disiplinor nga FIFA.

Komisioni Disiplinor i FIFA-s “ka informuar z.Luis Rubiales, president i Federatës spanjolle (RFEF), për hapjen e një procedimi disiplinor ndaj tij mbi bazën e fakteve të ndodhura gjatë finales së Kupës së Botës për femra më 20 gusht. Këto fakte mund të përbëjnë shkelje të neneve 13.1 e 13.2 të kodit disiplinor të FIFA-s”, – shkruhet në komunikatën e shpërndarë në profilet e rrjeteve sociale të FIFA-s.
Ajo puthje e nxituar, me sa duket, i ka kushtuar shumë shtrenjtë presidentit të Federatës spanjolle. Edhe vetë lojtarja Hermoso ka kërkuar që ndaj tij të merren masa për atë që ndodhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




