Gazeta Si – Vllaznia ka bërë një lëvizje të rëndësishme për akademinë e saj. Klubi shkodran ka zyrtarizuar afrimin e Sead Halilagiç në postin e drejtorit dhe bëhet fjalë për një personazh të njohur, pasi më parë ka drejtuar edhe akademinë e Beshiktashit në Turqi.
Vllaznia është një nga klubet që prodhin më shumë talente në futbollin shqiptar dhe akademia e saj është gjithmonë në vëmendje. Prandaj dhe drejtuesit kanë vendosur të emërojnë në krye të saj një person mjaft të kualifikuar në këtë drejtim.

‘Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se z.Sead Halilagiç do të jetë drejtori i ri i Akademisë Vllaznia. Ashtu siç kemi bërë të ditur më përpara, Akademia ka hyrë në një fazë të re ristrukturimi dhe për këtë arsye, kemi zgjedhur edhe një drejtues të ri për të.
Jemi shumë të bindur se z.Halilagiç me përvojën e tij të madhe, por edhe me profilin e lartë si drejtues edhe i Akademisë së klubit të njohur turk Beshiktash, do të sjellë risitë e duhura edhe tek Akademia jonë”, – shkruan klubi shkodran në njoftimin zyrtar për ardhjen e Halilagiç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




