Gazeta Si – Për të arritur një objektiv madhor, siç është kualifikimi në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duhet të guxosh. Kampionët e Shqipërisë dhe trajneri i tyre e kanë të qartë këtë gjë dhe do të guxojnë në sfidën e sotme ndaj Astanës, edhe pse luajnë në fushë kundërshtare.
Partizani luan sot aktin e parë të ‘Play-off’-it kundër Astanës së Kazakistanit. Kazakët janë favoritë, por në futboll gjithçka mund të ndodhë. Të kuqtë nuk kanë asgjë për të humbur dhe do të luajnë ‘kartat’ e tyre për të shkuar për herë të parë në grupet e një kompeticioni europian. Ndeshja e sotme ka rëndësi të madhe për këtë objektiv.

Trajneri Zekiç ka menduar që skuadra e tij të bëjë lojën e zakonshme dhe jo të tërhiqet në mbrojtje, duke qenë se luan me një kundërshtar më të fortë. Gjelbërim Taipi do të jetë pas dyshes së sulmit të përbërë nga Cara dhe Grezda. Në mesfushë do të jetë treshja Rrapaj-Mehmeti-Murataj.
Në mbrojtje do të ketë një spostim të Andi Hadrojit në të majtë, pasi mungon Atanasoski. Ky repart plotësohet me Zekollin djathtas dhe Sotën e Kocijan në qendër. Mungesat për të kuqtë janë Mensah, Mba, Atanasoski dhe Da Silva. Ndeshja e sotme nis në orën 16:00 (ora shqiptare).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




