Futboll

Ndryshimet në stafin teknik të Italisë, rol i dyfishtë për Xhanluixhi Bufon

Gazeta Si – Luçiano Spaleti do të nisë më 1 shtator zyrtarisht punën si trajner i Italisë. Ai kthehet në stol pak muaj pas fitimit të titullit kampion në Serinë A me Napolin dhe tashmë po mendon për stafin e tij, pasi do të ketë ndryshime.

Andrea Barzalji, i emëruar më 4 gusht si specialist i fazës mbrojtëse, rrezikon më shumë, kurse Xhanluixhi Bufon mund të ketë një rol të dyfishtë në stafin e ri të Italisë. Ish-portieri i njohur nuk do të jetë vetëm shef delegacioni (ashtu siç ishte Viali), por edhe menaxher i skuadrës. Dhe nëse do të jetë kështu, do të thotë se largohet Lele Oriali.

I sigurt në staf është Domenikini, ndihmësi historik i Spaletit, asistenti teknik Baldini dhe përgatitësi atletik Sinati. Federata kërkon në staf edhe Andrea Bolinin, i cili pak muaj më parë fitoi Europianin me Italinë U-19.

Pas javës së dytë të kampionait trajneri Spaleti do të shpallë listën zyrtare. Më 9 shtator është në program ndeshja e parë me Maqedoninë e Veriut, vendimtar për Euro 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë