Shërbimi shëndetësor në Britani po bashkëpunon me rrjetin e supermarketeve “Morrison” për të krijuar të brendshmet që do të informojnë publikun për kancerin.
Një linjë e re të brendshmesh synon të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit për kancerin me etiketa të reja dhe kode QR që ofrojnë informacion në lidhje me simptomat e kancerit të gjirit dhe testikujve.
Udhëzimet e NHS-së do të shfaqen në etiketat e rrobave dhe kodet QR gjithashtu do t’i drejtojnë klientët te informacioni rreth kancerit në faqen e internetit të NHS.
“Kjo është hera e parë që e gjithë NHS ka punuar me një kompani për të vendosur mesazhe shëndetësore në veshje”, thotë Dame Cally Palmer, drejtoresha kombëtare e NHS për kancerin.
Të brendshmet do të jenë të disponueshme në 240 dyqane në mbarë vendin. Fillimisht do të ketë bokse për meshkuj dhe të brendshmet e grave do të prezantohen menjëherë më pas.
Ministri i kujdesit parësor dhe shëndetit publik në Mbretërinë e Bashkuar, Neil O’Brien vlerësoi fushatën, duke deklaruar se “Ne e dimë se faktori më i madh që njerëzit të mbijetojnë është diagnostikimi i hershëm dhe ky është pikërisht lloji i fushatës inovative që do t’i kujtojë njerëzit të ekzaminojnë veten”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




