Futboll

Ramadani në top formë, bëhet protagonist te Leçe

Gazeta Si – Ylber Ramadani është lojtari i radhës i Kombëtares që ka zbarkuar në Serinë A. Menjëherë ai ka fituar fanellën e titullarit te Leçe, ku që javën e parë të kampionatit ishte protagonist në atë fitore 2-1 ndaj Lacios.

Paraqitjen e mesfushorit kuqezi shtypi sportiv italian e ka vlerësuar me notën 6. Një vlerësim mesatar, por duhet të kemi parasysh faktin që ishte vetëm ndeshja e parë në kampionat dhe ndaj një kundërshtari të fortë si Lacio.

Ramadani gjatë ndeshjes ndaj Lacios. Gazeta Si, 21 gusht 2023

“Fitorja e parë. Faleminderit tifozëve tanë për mbështetjen e madhe”, – shkruan Ramadani në faqen e tij në Facebook. Mesfushori është në momentin më të mirë të karrierës. Vjen nga një sezon shumë pozitiv te Aberdini dhe Serinë A e ka nisur në mënyrën e duhur.

Ramadani duket një nga lojtarët më në formë të Kombëtares në prag të ndeshjeve kualifikuese me Çekinë dhe Poloninë, që luhen në shtator. Trajneri Silvinjo e llogarit titullar të rëndësishëm në formacionin kuqezi, ndërsa kalimi në Serinë A do ta ndihmojë edhe më shumë të rritet në aspektin individual.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë