Futboll

Ançeloti ngre zërin si Guardiola: Shumë ndeshje vetëm për të fituar më shumë para

Gazeta Si – Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti, është në të njëjtën linjë me kolegun e tij te Mançester Siti, Pep Guardiola, në lidhje me numrin e madh të ndeshjeve në një sezon. Dy nga trajnerët më fitues në histori, ashtu si dhe Jurgen Klop më parë, kritikojnë ata që shtojnë ndeshjet vetëm për para.

Në konferencën e fundit për shtyp, Ançeloti komentoi deklaratat e Guardiolës pak ditë më parë për problemin e shtimit të ndeshjeve. “Sigurisht që jam dakord me të, si nuk mund të jem? Ata që vendosin nuk jemi as ne dhe as futbollistët, por persona që duan vetëm të investojnë para për të fituar më shumë para.

Ançeloti dhe Guardiola. Gazeta Si, 20 gusht 2023

Kështu shtojnë numrin e minutave dhe të ndeshjeve, por është pikërisht ky problemi: sasia. Dhe pastaj futbollistët dëmtohen gjithmonë e më shpesh”, – ka theksuar trajneri i njohur italian për këtë çështje. Një qëndrim i hapur i Ançelotit, edhe pse nuk përmend emra konkretë.

Rritja e numrit të ndeshjeve është një çështje e diskutuar shumë kohët e fundit, pasi duket se po kalohet çdo limit. Trajnerët dhe futbollistët vazhdojnë të ankohen dhe të riktikojnë, por situata mbetet e pandryshuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë