Gazeta Si – Për të disatën herë kalimi i Berardit te Juventusi rrezikon të dështojë. Informacionet e fundit flasin se Sasuolo ka vendosur ta heqë nga merkatoja numrin 10 dhe kapitenin e skuadrës.
Jo se nuk është marrë seriozisht ideja për ta shitur sulmuesin javët e fundit, - këtë herë edhe vetë lojtari donte të kalonte te Juventusi, - por klubi ka bërë bllokadë ndaj ofertave pak bindëse për kushtet e tij. Ka një aspekt, që në këtë moment nuk është më në plan të dytë.
Sasuolo kërkon që marrëveshja të mbyllet pa nisur kampionati, kurse Juventusi orët e fundit ka një kërkesë për pak më shumë durim, të paktën deri fundjavën e ardhshme.
Për Sasuolon Berardi vlen 30 milionë euro, por rreziku se mund të mos gjejë një alternativë të vlerës së tij e ka shtyrë klubin të reflektojë dhe të vendosë për ta mbajtur. Një vendim që vjen edhe për faktin se Juventusi nuk ka dhënë garanci për blerjen e sulmuesit. Sasuolo mund të ulte pak edhe pretendimet ekonomike, por pa marrë në konsideratë përfshirjen në këtë operacion të ndonjë lojtari nga Juventusi.
Drejtuesit e Juves ditët e fundit kishin propozuar Soulé për një vlerë rreth 10 milionë dhe bisedimet mund të përfshinin edhe Iling. Për këta lojtarë klubi torinez ka marrë përgjigje negative. Juventusi ka marrë kohë, që me sa duket nuk ka qenë aleat me të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.