Futboll

Mesi, Haland dhe De Bryjne, garë treshe për ‘Lojtarin e vitit’ nga UEFA

Gazeta Si – UEFA ka bërë të ditur emrat e tre finalistëve për çmimin ‘Lojtari i vitit 2022/23’. Dhe ata janë Kevin De Bryjne dhe Erling Haland të Mançester Sitit, ekipit kampion të Europës, si dhe Lionel Mesi, tashmë pjesë e Inter Majemit në MLS.

Këta lojtarë janë dekretuar nëpërmjet votimit të një jurie të përbërë nga trajnerët e klubeve që kanë marrë pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës 2022/23. Po ashtu, kanë votuar edhe trajnerët e kombëtareve të meshkujve të federatave anëtare të UEFA-s.

Haland, nje nga kandidatet kryesore per ‘Lojtarin e vitit’.. Gazeta Si, 17 gusht 2023

Pjesë e jurisë ka qenë edhe një grup gazetarësh të seleksinouar nga ‘European Sports Media’ (ESM). Fituesi i këtij çmimi individual do të shpallet gjatë ceremonisë së shortit të fazës së grupeve të UEFA Champions League 2023/24, që do të hidhet të enjten e 31 gushtit në ‘Grimaldi Forum’ në Montekarlo. Atë ditë do të mësohet edhe pasuesi i Karim Benzema.

Tre kandidatët për çmimin e ‘Trajnerit të vitit’ nga UEFA janë Pep Guardiola, Luçiano Spaleti dhe Simone Inzagi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë