Prej kohësh dihet se një dietë mesdhetare është e shëndetshme për shkak të vetive të saj anti-inflamatore dhe antioksiduese, por një studim i ri sugjeron se mund të jetohet më gjatë duke kopjuar edhe zakone të njerëzve në vende si Italia dhe Spanja.
Studiuesit morën në pyetje 110,799 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, të moshës 40 deri në 75 vjeç, në lidhje me dietën dhe stilin e tyre të jetesës.
Një mënyrë jetese mesdhetare përkufizohej si gjumë prej gjashtë deri në tetë orë, shoqërim me miqtë dhe familjen, të mos qëndrosh ulur për një kohë të gjatë, të stërvitesh, të bësh sport me njerëz të tjerë dhe të hash mirë.
Dieta mesdhetare përfshin shumë fruta, perime, ushqim deti dhe arra dhe ka një konsum të kufizuar të kripës.
Studimi, i botuar në revistën Mayo Clinic Proceedings, më pas i krahasoi këto rezultate me njerëz që vdiqën, pasi gjurmuan të dhënat e tyre mjekësore për disa vite.
Ata me stilin e jetës më mesdhetare kishin 29 për qind më pak gjasa të vdisnin sesa ata me mënyrën më pak mesdhetare të jetesës dhe 28 për qind më pak gjasa të vdisnin nga kanceri.
Ata gjithashtu kishin më pak gjasa të vdisnin nga sëmundjet kardiovaskulare.
Autori i studimit, Mercedes Sotos Prieto, nga Universiteti i Madridit dhe Harvard tha se kjo tregon se edhe vendet që nuk ndjekin një jetesë mesdhetare duhet të fillojnë ta adoptojnë një still të tillë jetesë për një jetë më të gjatë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




