Futboll

Milot Rashica qëndron në Turqi, por ndryshon fanellë. Firmos për 4 vjet me Beshiktashin

Gazeta Si – Milot Rashica, lojtari i Kosovës dhe më parë i Shqipërisë U-21, do ta vazhdojë karrierën në Turqi, por jo me Gallatasarajin, ku luajti sezonin e fundit në formë huazimi. Sulmuesi anësor ka firmosur me Beshiktashin, ekipin tjetër elitar të futbollit turk.

Milot Rashica. Gazeta Si, 16 gusht 2023

Rachica i ka kushtuar Beshiktashit 5 milionë euro. Akordi mes palëve është arritur për një kontratë 4-vjeçare, deri në vitin 2027. Kosovari lë pas kështu aventurën me Noruiçin në Angli dhe stabilizohet në Turqi. Këtë kampionat ai e njeh mirë pas aktivizimit me Gallatasarajin, ku bëri një paraqitje mjaft të mirë.

Emri i Milot Rashicës ishte lakuar shumë kohët e fundit sa i takon merkatos. Më së shumti u fol për vazhdimin e bashkëpunimit me Gallatasarajin, por tashmë sulmuesi do të jetë pjesë e rivalëve të Beshiktashit, ekipit që eliminoi Tiranën në Ligën e Konferencës.

Ky transferim vjen në një moment, ku Rashica është në kulmin e karrierës dhe tashmë duhet të tregojë vlerat e tij më të mira.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë