Futboll

Qazim Laçi shënon 2 gola në Champions, njëri prej tyre është një kryevepër

Gazeta Si – Dy gola në Champions për mesfushorin e Kombëtares, Qazim Laçi. Ai ishte protagonist mbrëmjen e sotme me Spartën e Pragës në sfidën me Kopenhagen, edhe pse u fut në fushë si zëvendësues.

Qazim Laçi feston golin ndaj Kopenhagen. Gazeta Si, 15 gusht 2023

Laçi u fut në fushë një minutë para fundit të ndeshjes, që po u drejtohej shtesave, sepse rezultati ishte 1-1. Mesfushori realizoi një gol shumë të bukur me goditje dënimi, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm Spartës. Topi në trekëndësh dhe asnjë shans për portierin e danezëve.

Pas 120 minutash lojë, rezultati shkoi në 3-3 dhe kualifikimi u vendos nga pika e bardhë e penalltisë. Qazim Laçi u tregua i saktë, duke shënuar penalltinë e dytë, por dy nga shokët e tij të skuadrës gabuan dhe Sparta e Pragës u eliminua.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë