Futboll

Spanja është finalistja e parë e Botërorit, eliminim dramatik për Suedinë

Gazeta Si – Spanja është skuadra e parë finaliste e Botërorit të futbollit të femrave, që po zhvillohet në Australi dhe Zelandën e Re. Iberiket mundën në gjysmëfinalen e parë 2-1 Suedinë, në një ndeshje me një fund plot emocione e drithërima.

Të 3 golat e ndeshjes u shënuan pas minutës së 80-të. Për Spanjën ishte protagoniste sërish Paraluelo, e cila u fut në fushë në pjesën e dytë, në vend të Putelas. Ajo shënoi golin e parë në minutën e 31-të.

Karmona Garsia feston golin e kualifikimit per Spanjen. Gazeta Si, 15 gusht 2023

Suedia e Asllanit barazoi në minutën e 88-të me Blomkvist, por vetëm një minutë më pas Karmona Garsia shënoi golin e kualifikimit për spanjollet. Përfundon këtu ëndrra e suedezeve për trofeun e Kupës së Botës.

Skuadra e dytë finaliste do të përcaktohet nga sfida mes Australisë vendëse dhe Anglisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë