Produktiviteti dhe saktësia e punonjësve ulen gjatë pasdites, sipas një studimi të publikuar së fundmi në revistën shkencore PLOS ONE.
Studiuesit studiuan pothuajse 800 punonjës në zyrë për dy vjet dhe ndryshe nga studimet e tjera që ekzaminojnë produktivitetin e punonjësve, ky nuk mbështetet në vetëvlerësimet ose vlerësimet e menaxherëve. Ky studim gjurmoi shpejtësinë e përdorimit të kompjuterit dhe gabimet gjatë shkrimit të një teksti.
Pasditja ishte koha ku punonjësit prireshin të bënin më shumë gabime në shkrim dhe kryesisht gjatë pasdites së të premtes kishte shtim të gabimeve.
Autorët e studimit thonë se ky hulumtim shton provat në rritje se vendet e punës duhet të lejojnë më shumë fleksibilitet.
Shumica e punonjësve, tregojnë anketat, do ta mirëprisnin këtë ndryshim. Shumica e punonjësve, 61%, thonë se më mirë do të punonin një javë pune të ngjeshur por me orar të shkurtuar sesa një javë normale me oraret standarde.
“Fleksibiliteti në punë, si puna online apo një javë punë 4 ditore mund të ndikojnë në uljen e efekteve negative të javëve të gjata të punës dhe mund të promovojnë mirëqenien dhe produktivitetin më të mirë të punonjësve”, shkruajnë autorët e studimit.
Si shembull, punëdhënësit mund të lejojnë punonjësit të punojnë online për një kohë ose të japin të premte pushim në javët që janë të ngjeshura.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




