Futboll

Mançini sulmon presidentin e federatës: Nuk më donte tek Italia, ndërhynte për stafin

Gazeta Si – Roberto Mançini, i cili ka dhënë dorëheqjen nga Italia, ka dhënë shpjegime për vendimin e tij të papritur. Pas fjalëve të para në rrjetet sociale, ku thoshte se ishte larguar për arsye personale, ai ka dalë hapur tashmë për të qartësuar ‘divorcin’.

Nuk bëhet fjalë për Arabinë Saudite, të paktën për momentin, por për një pakënaqësi në rritje kohët e fundit. “U përpoqa t’ia shpjegoja arsyet Gravinës, – ka thënë Mançini për “Repubblica”. – I kam thënë se kisha nevojë për qetësi, nuk ma garantoi dhe kështu dhashë dorëheqjen. Nuk kam bërë asgjë për të qenë i masakruar”. Mançini u referohet kështu kritikave të ashpra nga pjesa më e madhe e shtypit.

Mançini dhe Gravina. Gazeta Si, 15 gusht 2023

Ish-trajneri i ‘axurrëve’ tregon pastaj për ndryshimet në stafin e tij, me spostimet e Evanit dhe Lombardos në shënjestër. “A keni parë ndonjëherë një president federate që ndryshon stafin e trajnerit të tij? Ka një vit që donte ta bënte. I lashë të kuptonte se nuk mund ta bënte, por ai luajti me faktin se disa ishin në skadencë kontrate.

Prej kohësh mendonte për gjëra që janë kundër të miave, kështu që duhej të më largonte mua në atë moment. Bufon? Nuk kam asgjë kundër tij, përkundrazi e vlerësoj shumë. Edhe historia e Bonuçit është e sajuar”, – ka shtuar Mançini.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë