Gazeta Si – Klubi zikaltër do të shfrytëzojë Dekretin e Rritjes dhe do të ketë një avantazh në aspektin e taksave. Sulmuesi do të kryejë vizitat mjekësore të mërkurën dhe në fundjavë do jetë gati për ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Moncës.
Marko Arnautoviç është një lojtar i Interit. Është arritur akordi me Bolonjën, që përfiton 8 milionë euro, plus 2 milionë euro nga bonuset. Lojtari do të firmosë një kontratë dyvjeçare me Interin dhe do të përfitojë 3.7 milionë euro neto, plus bonuset.
Sulmuesi do të jetë në Milano orët e ardhshme dhe të mërkurën do të kryejë vizitat mjekësore. Lëvizjet e Interit për sulmin mund të mos jenë mbyllur me ardhjen e Arnautoviç. Nëse Korrea do të huazohet, Marota dhe Auzilio do të bëjnë edhe një afrim tjetër, që mund të jetë Aleksis Sançez. Nëse sulmuesi argjentinas shitet, ndoshta në Arabi, blerja do të jetë e një profili më të rëndësishëm, ku përparësi ka Balogun i Arsenalit.

Lajmet e fundit ndërkohë flasin për një goditje të dyfishtë të Romës. Bëhet fjalë për argjentinasin Paredes dhe portugezin Renato Sançez, të dy nga PSG dhe që të dy mesfushorë. Me këta lojtarë trajneri Mourinjo do të forconte ndjeshëm mesfushën para nisjes së sezonit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




