Futboll

Mos shisni lojtarë te klubet e Rusisë, te rublat e tyre është gjaku i fëmijëve!

Gazeta Si – ‘Mos u shisni lojtarë klubeve ruse, paratë e tyre janë të lara me gjakun e fëmijëve”. Kjo është kërkesa për klubin e tij, Lilën, por edhe për gjithë klubet e tjera europiane, nga ana e trajnerit Paulo Fonseka.

Paulo Fonseka. Gazeta Si, 14 gusht 2023

Ish-trajneri i Romës më parë ka drejtuar Shakthar Donetsk në Ukrainë, është i martuar me një grua ukrainase dhe ishte në Kiev në shkurt të 2022-shit, kur bombardimet mbi kryeqytetin ukrainas shënuan fillimin e pushtimit rus. Tani Fonseka me një postim në Tuiter, ka ftuar klubet e futbollit që ‘të refuzojnë tratativat me klubet ruse’. Ai shkruan se tek ato para është gjaku i fëmijëve që vdesin çdo ditë.

“Javën e fundit kam lexuar se Benfika dhe Braga ime po mendonin për të shitur Chiquinho dhe Tormena te klubet ruse, – shkruan Fonseka. – Nuk dua ta besoj, refuzoj ta bëj. Çdo ditë Rusia vazhdon të vrasë njerëz dhe mbi të gjitha fëmijë të pafajshëm, ndoshta prej tyre në shtëpi, duke parë ndonjë ndeshje futbolli”.

Më tej Fonseka ka marrë si shembull pozitiv Sasuolon: “Dy javë më parë një klub rus kërkoi të blinte Rogerio, mbrojtësin e Sasuolos. Klubi italian refuzoi të hynte në tratativa dhe bëri me dije se për arsye etike që lidhen me luftën, nuk donte ta bënte kurrë. U bëj apel Benfikës dhe Bragës të ndjekin shembullin e Sasuolos”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë