Gazeta Si – Ajo që dukej vetëm çështje detajesh për mbylljen e marrëveshjes që do të vishte zikaltër Lazar Samarxhiç, tashmë është një situatë absurde. Gjithçka mund të bjerë poshtë. Mesfushori, pasi ka kryer vizitat mjekësore, u paraqit në klub për firmën në kontratë, por pikërisht në këtë moment diçka shkoi keq.
Në takim nuk u paraqit Rafaela Pimenta, por në krah të babait të lojtarit ishin të tjerë ndërmjetës me ata që kishin qenë në fazat e para të bisedimeve. Ata kanë kërkuar ridiskutimin e numrave që ishin dakordësuar. Një lëvizje që nuk u prit mirë nga Interi, që vendosi menjëherë të ndalojë për momentin akordin që mendonte se e kishte mbyllur.

Çështja mbetet pezull. Interi e ka bërë të qartë se nuk ka në plan të plotësojë kërkesat e reja të lojtarit dhe përfaqësuesve të tij. Klubi zikaltër i qëndron akordit të mëparshëm ekonomik dhe mund të presë deri në mbylljen e fundjavës, në të kundërt çdo gjë bie poshtë.
Me këtë çështje është e lidhur edhe e ardhmja e Fabian, por për mesfushorin e Interit në çdo rast i takon Udinezes të vendosë për një tratativë të veçuar nga Samarxhiç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




