Gazeta Si – Rikthimi i Nojerit duket ende larg dhe sipas ‘Bild’ bavarezët, përveç Diogo Kostës dhe Kepës, po mendojnë seriozisht edhe për portierin e Milanit.
Këtë periudhë merkatoje porta ka qenë një çështje te Bajerni, e lidhur ngushtë me skuadrat italiane. Vetëm pak ditë më parë bavarezët shitën tek Interi zviceranin Jan Somer, pas bisedimeve të gjata. Dhe pikërisht për shkak të shitjes së tij, drejtuesit Bajernit po kërkojnë një ‘gardian’ me kualitet. ‘Bild’ bën me dije se klubi i madh gjerman ka vënë në shënjestër edhe Mike Maignan.

Nojer nuk është rikuperuar ende që nga dëmtimi i pësuar teksa bënte ski. Për rikthimin e tij po flitet viti 2024, ndërsa për momentin portieri i vetëm në dispozicion është Sven Ulreish, 35-vjeçari që numëron vetëm 9 ndeshje gjatë dy sezoneve të fundit.
Në këto kushte, është e qartë se Bajernit i duhet një portier cilësor, që të marrë vendin e Nojerit, jo vetëm për sa kohë ai do të jetë i dëmtuar, por edhe në të ardhmen. Gjithmonë sipas ‘Sport Bild’, francezi i Milanit ëhstë akrtualisht mes kandidatëve kryesorë. Kandidatë të tjerë janë Diogo kosta, 23-vjeçari i Portos, dhe Kepa Arrizabalaga, spanjolli që duket jashtë planeve të Çelsit.
Nuk ka ende një ofertë konkrete për Milanin, por sigurisht që lajmi i ka alarmuar tifozët kuqezi, të cilët nuk duan që Maignan të largohet. Këtë ide ka edhe klubi, që e konsideron të pashitshëm portierin, madje disa javë më parë refuzoi një ofertë prej 60 milionë eurosh nga Çelsi. Por, nëse gjermanët bëjnë një ofertë të parezistueshme, situata ndryshon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




