Futboll

Koman refuzon ofertën monstruoze nga Arabia, preferon të qëndrojë te Bajerni

Gazeta Si – Arabia Saudite po rrëmben lojtarët më të njohur në botë, jo vetëm ata që janë në prag pensioni, si Kristiano Ronaldo apo Karim Benzema. Janë të shumtë ata që kanë zbarkuar në kampionatin e milionave, por ka edhe nga ata që thonë ‘Jo’.

Njëri prej tyre është Kingslei Koman, sulmuesi francez i Bajernit të Mynihut. Ai, sipas ‘TZ Munchen’, ka refuzuar një klub arab, që kishte gati dy oferta të majme për anësorin e Bajernit, një prej 45 milionë eurosh në vit dhe tjetra prej 65 milionë eurosh për dy vitet e ardhshme.

Me këto shifra stratosferike klubi arab, që nuk i bëhet e ditur emri, donte ta blindonte me një kontratë 3-vjeçare Komanin, lojtarin që ka fituar gjithçka te bavarezët, duke qenë protagonist me gola të rëndësishëm. Ai ka preferuar të qëndrojë në Europë, ku ka ende shumë për të dhënë. Paratë nuk janë gjithçka në futboll.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë