Futboll

Banderolë ironike e ultrasve të Juventusit: Lukaku rri në Milano, portierin e dytë e kemi!

Gazeta Si – Tifozët e Juventusit, ata më të zjarrtët, janë kundër blerjes së sulmuesit Romelu Lukaku. Ata nuk e duan futbollistin belg me fanellën bardhezi dhe këtë e kanë shprehur hapur.

Disa nga ultrasit juventinë kanë vendosur një banderolë të madhe në Torino, jashtë ‘Allianz Stadium’, ku shkruhet ironikisht: “Lukaku rri në Milano, portierin e dytë e kemi”. Referimi është i qartë për rastin e finales së Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Mançetser Sitit, ku Lukaku bëri rolin e portierit të anglezëve, duke i mohuar golin ish-skuadrës së stij.

Lukaku me fanellen e Interit. Gazeta Si, 9 gusht 2023

Trajneri Masimiliano Alegri e kërkon me çdo kusht belgun, e ka në qendër të projektit të sezonit të ri, por tashmë duhet të bëjë llogaritë edhe me tifozët ultras, të cilët vështirë se mund të ndryshojnë mendim.

Kartonin e Lukakut e ka Çelsi, që po kërkon ndërkohë një sulmues tjetër pas dëmtimit të Nkunku. Lukaku mbetet në merkato dhe londinezët janë gati edhe për shkëmbimin me Vlahoviç, por për këtë të fundit ka rezerva nga trajneri Poçetino.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë