Futboll

Goditje e rëndë për Bajern Mynih, Nojer do të mungojë edhe dy muaj të tjerë

Gazeta Si – Goditje e rëndë për Bajernin e Mynihut, që duhet të presë edhe të paktën dy muaj për rikuperimin e portierit dhe kapitenit Manuel Nojer. Një shqetësim shumë i madh, pasi vjen në momentin kur klubi bavarez sapo ka shitur tek Interi portierin tjetër, Jan Somer.

Portieri gjerman ka bërë kontrollin e protezës metalike që kishte vendosur në këmbën e djathtë për dëmtimit që kishte pësuar. Ai ka ndjerë humbjen e ndjeshmërisë në këmbën e majtë dhe tani duhet të rifillojë rehabilitimin.

Sipas burimeve pranë klubit bavarez, Nojer, që u dëmtua duke bërë ski, do të jetë jashtë fushave të paktën edhe për dy muaj të tjerë, duke e çuar mungesën në total në 10 muaj. Klubi gjerman tani duhet të shpejtojë për të gjetur një portier tjetër për pjesën e fillimit të sezonit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë