Nga Gazeta ‘Si’-Përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve eksportuese kanë marrë vendimin për ngritjen e një Zyre të Unifikuar e cila do të operojë për një zgjidhje të qëndrueshme për të gjitha palët pas situatës së krijuar në klimën e eksporteve.
Përfaqësuesit njoftojnë se kanë ftuar rreth vetes ekspertë të ekonomisë dhe sociologjisë, për të mundësuar hapjen e një dialogu në nivel teknik dhe hartimin e politikave ekonomike që kanë në fokus interesat socio-ekonomike të qytetarëve.
”Duke marrë në konsideratë edhe deklaratat e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare, nëpërmjet kësaj iniciative që i shërben të gjitha palëve, ky grup i unifikuar ekspertësh nga të gjitha palët, do bëjë një analizë transparente të situatës me qëllim propozimin e modeleve që garantojnë më shumë që mund t’i çojnë drejt rrugë zgjidhjeve të qëndrueshme”, njoftojnë përfaqësuesit e saj.
Më 1 gusht eksportuesit u janë drejtuar me një letër institucioneve financiare të FMN-së, BB-së dhe EBRD-së ku kërkuan asistencë për politikat monetare dhe fiskale që lehtësojnë goditjet nga kurset e këmbimit.
Në letrën e dërguar, shoqatat e eksportit shprehën shqetësimin se nga luhatjet e kursit të këmbimit do të preken nga goditje të jashtme.
“Kjo situatë është ndjerë më shumë vitet e fundit. Zhvlerësimi i monedhës euro është rreth 20% dhe rreth 13% me bazë vjetore.”
Sipas tyre, bashkimi i forcave me ekspertët e institucioneve financiare në vend, do të ishte shumë i vlefshëm për nxitjen dhe lehtësimin e politikave të eksportit, ku përfshihen politikat fiskale, ato monetare, por edhe rëndësia e reduktimit te kostove dhe te ngarkesave fiskale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.