Biznes

Zhvlerësimi i euros, eksportuesit kërkojnë ndihmë përtej kufijve. Letër për FMN e BB

Shoqatat e Eksportit u janë drejtuar me një letër drejtuesve të institucioneve financiare në vend me anë të të cilës kërkojnë asistencë për politikat monetare dhe fiskale që lehtësojnë goditjet nga kurset e këmbimit.

Në letrën e dërguar, shoqatat e eksportit shprehin shqetësimin se nga luhatjet e kursit të këmbimit do të preken nga goditje të jashtme.

“Kjo situatë është ndjerë më shumë vitet e fundit. Zhvlerësimi i monedhës euro është rreth 20% dhe rreth 13% me bazë vjetore.”

Sipas tyre, do të bashkimi i forcave me ekspertët e institucioneve financiare në vend, do të ishte shumë i vlefshëm për nxitjen dhe lehtësimin e politikave të eksportit, ku përfshihen politikat fiskale, ato monetare, por edhe rëndësia e reduktimit te kostove dhe te ngarkesave fiskale.

Në letër nënvizohet se forcimi i monedhës kombëtare nuk po vjen nga forcimi i ekonomisë së vendit për shkak të rritjes së produktivitetit, rritjes së konkurencës, rritjes së investimeve të huaja direkte dhe të ardhurave nga remitancat.

Duke qenë e kundërta e vërtetë, vijon më tej letra, luhatjet e përkohshme po i dëmtojnë rëndë eksportuesit dhe turizmin.

Letra e plotë

Kërkohet asistencë për politikat monetare dhe fiskale që lehtësojnë goditjet nga kurset e këmbimit

       Drejtuar: Znj. Stephanie Eble

Resident Representative for Albania-IMF
Regional Resident Representative based in Vienna
Dëshmorët e Kombit Boulevard
Twin Tower 1, Suite 3-2
1001 Tirana, Albania
       Znj. Odile Renaud-Basso

        Tirana Resident Office-EBRD

Torre Drin Building, 4th Floor
Abdi Toptani Street
Tirana
Albania

       Z.Emanuel Salinas

Country Manager-World Bank

Tirana, Albania

34 Ibrahim Rugova St.
Tirana, Albania

        Për dijeni: Znj. Delina Ibrahimi

Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Bulevardi Dëshmorët e Kombit, nr.3

Tiranë

       Z. Gent Sejko

Guvernator, Banka e Shqipërisë

Sheshi Skënderbej, nr.1, Tiranë

NgaZyra e Unifikuar e shoqatave të Eksportit

Të nderuar drejtues të institucioneve financiare,

Së pari, na lejoni të shprehim vlerësimet pozitive të komunitetit të Eksportuesve shqiptarë, për ndihmën tuaj që  në hapat e parë të tranzicionit shqiptar.

E vlerësojmë shumë faktin që institucionet tuaja i konsiderojnë shoqatat e biznesit, si partnerë të dobishëm në zbatimin e reformave strukturore dhe sektoriale.

Komuniteti i eksporteve sot, përfaqëson mbi 5000 Kompani ekportuese, mbi 200 mijë të punësuar dhe ka një kontribut afro 23% në PBB.

Falë rritjes dhe konsolidimit të tyre, eksportuesit janë një nga shtyllat kryesore të rritjes së aftësisë konkuruese dhe përmirësimit të bilancit tregtar dhe bilancit  të llogarisë korrente.

Jemi të vetëdijshëm se në kushtet e aplikimit të kursit të luhatshëm të këmbimit, do të prekemi nga goditje të jashtme. Kjo situatë është ndjerë më shumë vitet e fundit. Zhvlerësimi i monedhës euro është rreth 20% dhe rreth 13% me bazë vjetore.

Do ta vlerësonim pozitivisht, nëse forcimi i monedhës kombëtare do të vinte nga forcimi i ekonomisë sonë për shkak të rritjes së produktivitetit, rritjes së konkurencës, rritjes së investimeve të huaja direkte dhe të ardhurave nga remitancat.

Por luhatjet e mëdha dhe të përkohshme që dëmtojnë rëndë eksportuesit dhe turizmin duket se ndikohen edhe nga paratë informale apo kriminale në ekonominë shqiptare, kryesisht në pasurinë e paluajtshme dhe bizneset fitimprurëse.

Vlerësojmë se këto luhatje ndoshta do të ndjehen edhe më shumë në vitet në vijim, prandaj e kosniderojmë se do të ishte shumë e vlefshme për të bashkuar forcat me ekspertët tuaj, për nxitjen dhe lehtësimin e politikave të eksportit, ku përfshihen politikat fiskale, ato monetare, por edhe rëndësia e reduktimit te kostove dhe te ngarkesave fiskale.

Ne mbetemi me shpresën e plotë se institucioni juaj do të na ofrojë ekspertizën  e kërkuar, e cila bazohet në faktin se ju keni eksperienca  shumë të gjatë dhe nga gati të gjitha shtetet anëtare.

Urimet më të mira për ju,

Zyra e Unifikuar e shoqatave të Eksportit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë