Menaxhim

Avancojnë punimet në aksin Qafë Plloçë-Qukës, pjesë e Korridorit 8

Nga Gazeta ‘SI’  – Punimet rrugore po avancojnë ndjeshëm në aksin Qafë Plloçë-Qukës, pjesë e Korridorit 8.

Autoriteti Rrugor shqiptar ka njoftuar se në lotin 1 po vazhdojnë punimet me shtrimin e asfaltit ndërtimin e mureve mbajtëse dhe për mbrojtjen dhe stabilizimin e skarpateve.

Në lotin 2, po punohet për ndërtimin e trasesë nga kilometri 19 në 20.

Si pjesë e Korridorit 8, që lidh Tiranën me Korçën, ky aks ka rëndësi ekonomike për vendin, sidomos për rajonin lindor.

Përfundimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë pritet t’i japë zhvillim më të madh jo vetëm këtij fshati por gjithë Mokrës, që spikat për natyrën me reliev piktoresk, mjaft atraktive për zhvillimin e agroturizmit dhe sporteve të natyrës.

Rruga mundëson lidhjen e bizneseve dhe prodhuesve në zonat e Korçës, Pogradecit, Librazhdit dhe Elbasanit me tregjet e tjera kryesore të vendit por zgjon gjithashtu potencialet për investime në agroturizëm.

Korridori rrugor do të shërbejë si një by-pass për qytetin e Pogradecit, duke forcuar potencialin turistik të tij, si një nga qendrat turistike të Shqipërisë juglindore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë