Futboll

Tirana ndryshon skemë dhe formacion për ‘misionin e pamundur’ të Beshiktashit!

Gazeta Si – Tirana përballet mbrërmjen sotme me Beshiktashin dhe për të qenë të ndërgegjshëm dhe realist, më tepër një ndeshje prestigji se sa objektivi real kualifikimi ku duket deri diku e pamundur.

Mjafton të kujotjmë që vlera e skuadras së Beshiktashit është rreth 100 mln euro, saktësisht 106.1 mln, ndërkohë që vlera e Tiranës po sipas transfermarkt, është 5.5 mln euro, një diferencë prej 20 herësh më e vogë se gjigandi turk.

Pavarësisht kësaj Tirana bëri një paraqitje dinjitoze në Stamboll edhe pse një hubmej me shifrat 3-1, me pak kujdes kjo humbje mund të ishte me diferencë më të vogël, por gabimet e momenteve të caktuara sollën këtë rezultat edhe pse siç përmend shpesh trajneri Orges Shehi kjo lojë, futbolli është lojë gabimesh.

Por nisur nga gabimet dhe performanca, për here të parë Shehi duket se ka vendosur të ndryshojë skemën e tij në përballen e mbërmjes së sotme dhe bashkë me të edhe disa lojtarë që në Stamboll e nisën nga minuta e parë.

Kështu Tirana zbret në fushë sot me skemën 3-5-2, e njëjta që u luajtën 30 minutat e fundit në “Vodafone Arena” të Beshiktashit ku edhe u arrit të shënohej një gol nga bardheblutë.

Kështu, në portë mbetet Selmani, ndërsa reparti I mbrojtjes është m 3, Najdovski, Lulaj dhe Hoxhallari, nga kahu i djathtë të mesfuhë është Haxhiu dhe I majti Përgjoni, ndërkohë që në mesfushë nëq ender luajnë Lushkja, Deliu dhe jonuzi dhe në sulm Kaina dhe Hasani.

Me fjalë të tjera do të mungojnë disa nga lojtarët e minutës së parë, si Hila, Abazaj, Doka dhe Latifi.
Ndryshime për të provuar maksimumin edhe pse përballë një Beshiktashi të madh dhe një humbjeje 3-1 në takimin e pare vështirë të mendosh për më tej, megjithatë kurrë nuk thuhet kurrë për asgjë kështu dhe Tirana sot në orën 20:00 në “Air Albania” do të provojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë