Jete & Stil

10 mënyrat se si të freskojmë shtëpinë pa përdorur kondicionerin   

Rifreskimi i shtëpisë pa kondicioner nuk është mision i pamundur. Thjesht duhet të vini pak trurin në lëvizje për të gjetur disa alternativa, të cilat krijojnë jo vetëm një mjedis të freskët, por nuk ndikojnë as në financat e familjes.

Në fund të fundit, me ardhjen e verës, problemi i vapës bëhet gjithnjë e më i shpeshtë, veçanërisht brenda shtëpisë.

Më poshtë 10 mënyrat me efektive dhe të lehta për t’u zbatuar.

Dritarja me grila

Instalimi i grilave mundësisht cilësore është një mënyrë e vlefshme për ta mbajtur shtëpinë të freskët, duke mbajtur larg nxehtësinë e jashtme dhe duke mbrojtur rrezet e diellit. Edhe prania e perdeve mund të jetë shumë e dobishme, duke i lënë ato të mbyllura gjatë ditës dhe gjatë orëve më të nxehta.

Bimët

Mbani dritaret e hapura gjatë natës pasi ftohin dhomën duke lënë të depërtojë ajri i freskët i natës. Përkundrazi, gjatë ditës preferohet mbyllja e tyre. Mund të duket si zgjedhje e çuditshme, por mbajtja e tyre e mbyllur parandalon që nxehtësia të kalojë pragun e shtëpisë.

Për më tepër, prania e bimëve të jashtme mund të zvogëlojë nxehtësinë në shtëpi. Ndaj dhe do ishte e dobishme të mbillni disa bimë në ballkon apo direkt në buzë të dritares, të cilat thithin një pjesë të madhe të nxehtësisë së emetuar nga dielli.

Dritaret e hapura

Sic thamë edhe më sipër gjatë natës dritaret duhet të qëndrojnë të hapura  gjerësisht, në mënyrë që ajri të filtrohet përmes grilave ose rrjetave kundër mushkonjave.

Mund ti mbyllni ato vetëm herët në mëngjes për të ruajtur për pak kohë freskinë e marrë.

Një tjetër përfitim është edhe ti zhysni në ujë skajet e perdeve.

Aparat për lagështinë

Një aparat për lagështinë mund të ndihmojë gjithashtu. Më mirë të preferoni modele me ultratinguj që janë perfekte si për jonizimin e shtëpisë, ashtu edhe për pastrimin e ajrit dhe që shpërndajnë një aromë të këndshme në të njëjtën kohë.

Carçafët

Jo vetëm perdet e lehta dhe të buta, por edhe çarçafët duhet të jenë të tilla që të garantojnë një pushim të freskët. Për këtë arsye është më mirë të zgjidhni çarçafë prej pambuku dhe jo prej fanellate që zakonisht përdoren në dimër.

Pajisjet elektrike

Një rregull i mirë është të kufizoni përdorimin e pajisjeve shtëpiake, të fikni dritat dhe të shmangni lënien e pajisjeve me prizë të vënë. Mos harroni gjithashtu që të fikni gjithmonë kompjuterin, televizorin dhe gjithashtu të shmangni ndezjen e furrës ose sobës për një kohë të gjatë. Të gjithë këta elementë në fakt mund të rrisin temperaturën e shtëpisë edhe me disa gradë.

Dyert e hapura

Nëse shtëpia është e ekspozuar nga disa anë, thjesht hapni dyert dhe dritaret në mënyrë që ajri të qarkullojë duke krijuar rryma të freskëta. Ky rregull duhet vetëm në orët e para të mëngjesit, kur është ende fresk

Rri në shtëpi

Nëse nxehtësia e jashtme po ju lodh, mund ta freskoni shtëpinë thjesht duke i varur rrobat e lara brenda. Një zgjedhje e përkryer për të lejuar që lagështia e pëlhurave të lara të avullojë në mënyrën e duhur, në mënyrë që të thithë nxehtësinë e dhomave.

Përdorni ventilator

Nëse vërtet nuk mund të bëni pa të, zgjidhni një model ventilatori modern dhe me një klasë efikase energjie. Për një ajër të pastër, mjafton ta vendosni pranë shtratit një të vogël. Ose mund të përdorni ide edhe më origjinale duke vendosur një tas me akull ngjitur jush për të marrë pak fresk. Por përdorimi i tij duhet të jetë i shkurtër.

Përdorni tenda dhe çadra për tarraca dhe ballkone

Për të luftuar të nxehtin, edhe tarraca dhe ballkoni mund të ndihmojnë, thjesht duke vendosur tenda në natyrë ose një çadër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë