Partizani e ktheu në formalitet ndeshjen e kthimit ndaj Atletic Escaldes. Pasi fitoi ndeshjen e parë 1-0 në Andorrë, të kuqtë triumfuan edhe në kryeqytet para mbështetësve në “Air Albania” me rezultatin e pastër 4-1 për të vijuar rrugëtimin në Conference League.
Partizani dominon lojën gjatë pjesës së parë me Atletic Club D’Escaldes në “Air Albana”, por rastet e shumta të krijuara janë reflektuar me vetëm dy gola të shënuar nga Tedi Cara.
Në fakt, të kuqtë e nisën shumë keq ndeshjen, me një gafë në mbrojtje, por sulmues mik nuk pati saktësinë për ta dërguar topin në rrjetë në minutën e katërt.
Më pas erdhën mundësitë e shumta për shënim të Partizanin.
Mba në të gjashtë minutë dhe në të dhjetën u ndal nga portieri Garsia.
Në minutën e 28-të erdhi dhe zhbllokimi i rezultatit nga Cara, i cili shtyu në rrjetë topin e kthyer nga portierin pas goditjes së Mba.
Murataj humbi një rast të pastër, duke finalizuar keq në përmbyllje ne një kundërsulmi të shpejtë.
Tedi Cara realizoi golin e dytë në fundin e fraksionit hapës, duke shmangur disa lojtarë në vijën e 16 metrave.
Duhet theksuar se të kuqtë shfaqën disa pasiguri, që për fatin e tyre të mirë nuk u shfrytëzuan nga kundërshtari.
Partizani, i çliruar psikologjikisht, e nisi me dominim edhe pjesën e dytë. Në minutën e 64-t erdhi edhe goli i tretë, që mban firmën e Rrapajt.
Modestët e Andorrës shënuan golin e nderit në fundin e kohës shtesë, ku nga pika e penalltisë Lopez u tregua i saktë. Gjithsesi, ky gol nuk e prishi atmosferën pozitive në Air Albania me Partizanin që shënoi menjëherë pas finalizimit të Lopez me Grezdën, që gjeti golin e parë me fanellën e Partizanit.
Në këtë mënyrë, Partizani avancon më tej në turin e tretë të Conference League, aty ku do të gjejë letonezët e Valmierës që vijnë pas një kalimi turi rekord ndaj kundërshtarëve modestë të San Marinos, Tre Penne, me rezultatin e përgjithshëm 10-0. (Supersport)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




