Dajan Shehi pritet që ta vijojë aventurën e tij në Rumani. Burimet bëjnë me dije se mbrojtësi nga Elbasani, i cili sezonin e fundit luajti me Vllazninë, ka arritur marrëveshjen me Botosanin.
26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun. Kjo do të jetë aventura e dytë jashtë vendit për shtatlartin, teksa në të shkuarën ka qenë pjesë e kroatëve të Hajdukut të Splitit për një periudhë të shkurtër.
Krahas eksperiencës me Vllazninë, në Shqipëri Shehi ka qenë pjesë e Skënderbeut, Partizani, Kastriotit, Teutës, Besës dhe Elbasanit. Në sezonin e fundit zhvilloi 22 ndeshje me kuqeblutë, prej të cilave 17 nga minuta e parë.
Botosoni, që garon në elitën e futbollit rumun, mund të jetë një mundësi e mirë për qendërmbrojtësin, për të hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. (Supersport)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




