Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki shprehu shqetësimin për lëvizjen nga forcat mercenare ruse ”Wagner”, që gjenden në Bjellorusi, drejt kufirit polak.
“Ne kemi informacione se më shumë se 100 mercenarë ‘Wagner’ kanë avancuar drejt Gap Suwalki, jo shumë larg Grodno në Bjellorusi”, tha Morawiecki.
”Kjo e bën situatën në kufi edhe më kërcënuese”, paralajmëroi Morawiecki gjatë një vizite në një fabrikë armësh në Gliwice, në Poloninë Jugore.
Grodno ndodhet në perëndim të Bjellorusisë, rreth 15 kilometra nga kufiri i saj me anëtarët e NATO-s, Poloninë dhe Lituaninë. Suwalki është një korridor i ngushtë tokësor në territorin e tyre midis Bjellorusisë dhe enklavës Baltike të Rusisë të Kaliningradit.
Në rast emergjence, Rusia mund të shkëputë shtetet baltike nga pjesa tjetër e territorit të NATO-s duke pushtuar zonën.
Morawiecki gjithashtu vuri në dukje se 16 000 tentativa për kalim kufitar nga emigrantë nga Bjellorusia ishin regjistruar deri më tani këtë vit.
”Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko dhe presidenti rus Vladimir Putin donin t’i shtynin ata drejt Polinisë”, tha ai.
Lidhur me praninë e mercenarëve Wagner në Bjellorusi, zyrtarët e ushtrisë polake folën për një aksion propagandistik rus që synonte të shkaktonte alarm në Poloni.
Një fushatë zgjedhore është duke u zhvilluar aktualisht në Poloninë anëtare të BE-së përpara se ajo të zgjedhë një parlament të ri në vjeshtë./ata
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



