Gazeta Si – Ylli francez, pavarësisht kaosit në merkato dhe lamtumirës së mundshme nga Parisi, mbetet ne zemrën e tifozëve të PSG-së.
Kilian Mbape mbërriti sot në qendrën stërvitore të PSG-së, Poissy, pasi do të vazhdojë stërvitjen i vetëm. Aty ka gjetur një pritje shumë të ngrohtë, dhjetra tifozë, një pjesë e mirë të rinj në moshë. Ata i kanë uruar mirëseardhjen fenomenit nga Bondy dhe më pas kanë bërë foto me të.

Situata me sulmuesin ka pushtuar mediet e gjithë botës dhe pavarësisht vullnetit të lojtarit për t’u larguar në 2024-ën, ai nuk është braktisur nga tifozët, të cilët vazhdojnë ta mbështesin. Mbape kaloi disa çaste me tifozët, por duket se e kishte të pamundur të buzëqeshte.
Një situatë e çuditshme ka ndodhur së fundmi te PSG me kapitenin Markuinjos. Në një deklaratë të fundit ai ka thënë se shpresonte që Mbape të luante me skuadrën e tij dhe kjo i ka kushtuar shtrenjtë. Mbrojtësi brazilian ka përfunduar menjëherë në merkato, klubi e konsideron Mbapenë tashmë një armik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




