Futboll

Buzëqeshje përgjysmë për Barcelonën. UEFA e pranon në Champions, por me rezerva

Gazeta Si – Barcelona mund të buzëqeshë përgjysmë, pasi UEFA ka vendosur të lejojë pranimin e kësaj skuadre në Championsin 2023-24. Spanjollët, pjesëmarrja e të cilëve ishte në rrezik pas çështjes ‘Negreira’, janë pranuar në Europë, por me rezerva.

Në fakt, sipas komunikatës së organit që drejton futbollin europian, procedimi ndaj klubit katalanas mund të “rihapet me kërkesën e inspektorëve të Etikës dhe Disiplinës të ngakruar me këtë çështje”.

Barcelona feston nje fitore ndaj Realit. Gazeta Si, 27 korrik 2023

Një lajm i parë i mirë, edhe pse përgjysmë për trajnerin Ksavi Hernandez dhe skuadrën e tij. Tani ata e dinë se mund të luajnë në kompeticionin më të madh europian sezonin e ri. Por rreziku mbetet, pasi UEFA e ka pranuar pjesëmarrjen e Barcelonës me rezerva.

Një vendim tjetër për pranimin/përjashtimin nga kompeticionet europiane mund të merret edhe javët e ardhshme, duke e përmbysur atë që ishte vendim i organit të apelit të vetë UEFA-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë