Politike

Berisha: Ahmetajt iu gjetën vila, por Gjiknurit do i gjejnë hotele

Sali Berisha ka shigjetuar Damian Gjiknurin në një dalje për mediat një ditë pas shkarkimit të tij nga Rama si Sekretar i Përgjithshëm i PS-së.

“Firma e Damian Gjiknurit ndodhet në të gjithë dokumentacionin e vjedhjes së shekullit.

Por krahas kësaj, Damian Gjiknuri është përgjegjës direkt për dimensionin më korruptiv, atë të prodhimit të energjisë nga djegësi i Elbasanit…

Krahas shkarkimit të Damian Gjiknurit, numrit dy të PS, sot është njoftuar arrestimi i disa krerëve të botës së krimit shtetëror dhe të lidhur me shtetin.

Sot është arrestuar Pëllumb Gjoka, një nga banditët kryesorë, një njeri, i cili me ndihmën e Edi Ramës, ka grabitur rreth 100 mijë metra katrorë në Velipojë. Akuzohet edhe për vrasje njerëzish.

Pëllumb Gjoka ka një motel këtu, të cilit Edi Rama i ka dhënë apo donte t’i jepte pesë yje dhe kazino.

Pëllumb Gjoka ishte po kaq i afërt me Edi Rramën sa Damian Gjiknuri…” tha ndër të tjera Berisha.

Në daljen e tij, ai iu rikthye çështjes së Gjiknurit

“Gjiknuri, nëse Arben Ahmetajt ia gjetën vilën, garantoj ata të cilët mund të kenë vullnet të hetojnë se tek Gjiknuri do gjejnë hotele.

Hotele jo për të fjetur, por hotele të cilat ai i ka vendosur në emrin e një tjetri, sipas burimeve që janë të gatshme të dëshmojnë edhe publikisht.

Kohë krimi, botë krimi. Kështu mund të vlerësohet kjo kohë dhe bota e këtij pushteti”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë