Gazeta Si – Dinamo Batumin e eliminoi me meritë të plotë në raundin e parë të Ligës së Konferencës, por shorti nuk ishte aspak bujar për Tiranën. Nënkampionët e Shqipërisë përballen sot me ekipin e madh turk të Beshiktashit, në ‘Vodafone Arena’ të Stambollit.
Një mision gati i pamundur për skuadrën e Shehit, sepse në këtë stadium hasin vështirësi edhe klubet më të mëdha europiane. Megjithatë, kryeqytetasit nuk kanë asgjë për të humbur.

Tirana do të mundohet të bëjë lojën e saj, duke tentuar një surprizë të mundshme. Është njëkohësisht një sfidë prestigji, për të treguar se kjo skuadër mund të luajë futboll të denjë edhe përballë një kundërshtari shumëfish më të madh.
Trajneri Orges Shehi ka në dispozicion gjithë lojtarët dhe pritet të hedhë në fushë formacionin që fitoi në Gjeorgji dy javë më parë.
Mbrëmjen e sotme zbresin në fushë në Ligën e Konferencës edhe disa skuadra të tjera shqiptare. Drita përballët me çekët e Viktoria Plzen në transfertë, kurse Dukagjini me kroatët e Rijekës. Shkupi ndeshet me bullgarët e Levskit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




