Futboll

Fitore historike për Strugën në Europë, mund Buduçnostin me golin e Ibraimit

Gazeta Si – Pas Partizanit dhe Ballkanit, edhe Struga, skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut, ka fituar ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro mundi 1-0 Buduçnostin dhe shkon e favorizuar në ndeshjen e kthimit në Mal të Zi.

Eksperti Besart Ibraimi vendosi ndeshjen e sotme me një gol të shënuar pas 30 minutash lojë. Struga e ruajti avantazhin deri në fund, duke iu gëzuar fitores së parë historike në arenën europiane.

Buduçnosti iu afrua golit të barazimit vetëm në një rast, kur një top i goditur nga larg, preku traversën. Në fund kanë festuar kampionët e Maqedonisë së Veriut, të cilëve do t’u mjaftonte edhe barazimi në kthim për ta parë veten në turin e tretë të Ligës së Konferencës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë