Futboll

Leçe këmbëngul për Ramadanin, transferimi në Itali gjithmonë e më pranë

Gazeta Si – Skuadra e Leçes është fiksuar me futbollistin e Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani. ‘Gazzetta dello Sport’ shkruan sot se presidenti Korvino po ushtron presion për 27-vjeçarin shqiptar.

Mesfushori Ramadani vjen pas një sezoni shumë të mirë me Aberdinin në Skoci, çka e ka vënë në vitrinë dhe tashmë duket gati për të zbarkuar në Itali. Ai është në kulmin e pjekurisë si lojtar. Leçe mund të humbasin Hjulmand në këtë merkato vere dhe për ta zëvendësuar kanë piketuar pikërisht Ramadanin.

Ylber Ramadani me fanellën e Kombëtares. Gazets Si, 26 korrik 2023

Në ndeshjet e fundit të Kombëtares mesfushori ishte një titullar fiks në formacionin e trajnerit Silvinjo. Në dy ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, ku kuqezinjtë morën 6 pikë, Ramadani ishte pa asnjë dyshim ndër më të mirët në skuadrën tonë, duke ia rritur edhe më tepër kreditet vetes në treg.

Me kalimin e mundshëm të Ramadanit te Leçe do të shtohej më shumë numri i lojtarëve të kombëtares në Itali, ku aktualisht luajnë Hysaj, Kumbulla, Gjimshiti, Ismajli, Asllani, Bajrami e ndonjë tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë