Nga Gazeta ‘SI’ – Në qershor 2023 në Shqipëri hynë 1.6 mln shtetas të huaj dhe shqiptarë, me rritje 16.3% nga një vit më parë. Nga kjo shifër, rreth 600 mijë hyrje ishin shqiptarë dhe pjesa tjetër të huaj me rritje 19% dhe 15% respektivisht.
Edhe daljet kanë qenë po në të njëjtat shifra, 1.5 mln; rreth 600 mijë shqiptarë dhe pothuajse 1 mln të huaj.
Në Qershor 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është ai i Europës me 954.389 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 30.082 dhe 8.971 shtetas.
Në Qershor 2023, krahasuar me Qershor 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur ndjeshëm për biznes dhe qëllime profesionale, pothuajse 60%, për qëllime personale 15% dhe pushime 13%.
Për të gjithë gjashtëmujorin 2023, në Shqipëri kanë hyrë 3.4 mln të huaj dhe 2.9 mln shqiptarë me rritje 33% dhe 30% nga një vit më parë. Po për të njëjtën periudhë kanë dalë 3.2 mln të huaj dhe 3 mln shqiptarë.
Në shifrat vera 2023 duket optimiste për sektorin turistik shqiptar. Lidhur kjo me konsumin dhe me shfrytëzimin e kapaciteteve në vend. Shqipëria, që në nisje të vitit 2023 ka përfituar reklamë ‘falas’ nga shumë artikuj në mediat e huaja mbi plazhet e veçanta dhe kostot e ulëta të jetesës, të paktën për të huajt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.